Incidenti ajror në Etiopi, Europa e Britania lënë në tokë avionët “Boeing”

schedule23:12 - 12 Mars, 2019

schedule 23:12 - 12 Mars, 2019

Pas aksidentit ajror në Etiopi ku humbën jetën 157 persona, Britania dhe vendet kryesore europiane kanë vendosur të pezullojnë fluturimet e avionëve tip “BOING 737 MAKS 8”, deri në zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë ndërprerë përdorimin e avionëve tip “Boeing 737 Max 8”, pas incidentit të së dielës në Etiopi, ku humbën jetën 157 personat që ndodheshin në bord. Duke reaguar, agjencitë e aviacionit civil në Londër dhe Paris dhe Ministria e Transporteve në Berlin kanë saktësuar se kanë mbyllur edhe hapësirën ajrore për lëvizjen e Boeing-ëve 737.

Në Britaninë e Madhe, masa u mirëprit nga pilotët vendas dhe sipas autoriteteve ajo do të qëndrojë në fuqi deri në një urdhër të mëtejshëm. Në një komunikatë për shtyp, Autoriteti i Aviacionit Civil ka sqaruar se vendimi është marrë pasi nuk ka informacion të mjaftueshëm për shkaqet e incidentit të ndodhur në Etiopi, që ishte i dyti brenda 5 muajsh për një “Boeing 737”.

Masa të ngjashme ka marrë edhe Norvegjia, e cila ka pezulluar fluturimet me këtë model avioni dhe u ka kërkuar falje pasagjerëve për vonesat. Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara, Agjencia Federale e Aviacionit ka deklaruar se modeli “737 Max 8” është i sigurt dhe në gjendje të fluturojë. Por përdoruesi më i madh i Boeing-ëve, “SOUTH-UEST EIRLLAJNS” u ka ofruar pasagjerëve shansin që të ndërrojnë prenotimin. Edhe kompania rivale “Amerikan EIRLLAJNS” ka deklaruar se politika standarde për të ndryshuar prenotimin vazhdon të aplikohet. /abcnews.al/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!