Incidentet për simbolet shqiptare, Mali i Zi harton ligj të ri

schedule20:46 - 25 Nëntor, 2019

schedule 20:46 - 25 Nëntor, 2019

Disa shqiptarë janë dënuar nga Mali i Zi për mbajtjen e simboleve kombëtare. Me nismën e partive shqiptare është hartuar një ligj i ri që garanton përdorimin e simboleve të pakicave. Ministri i të Drejtave të Pakicës në Malin e Zi, Mehmet Zeka thotë se nuk duhet të pranohen sanksionet për shqiptarët.

Herë pas herë në Mal të Zi janë dënuar shqiptarë për përdorimin e simboleve kombëtare. I fundit ishte ai i shkodranit Irfan Domnori, që vetëm se veshi rroba kombëtare dhe mbajti flamurin shqiptar në një event në Tivar mori 300 euro gjobë dhe ndalin të hyrjen në Malin e Zi. Për ngjarje të tilla absurde ka reaguar dhe Ministri të Drejtave të Pakicës në Mal të Zi, Mehmet Zeka. Ai mban këtë qëndrim.

Zeka ka besim se incidente të tilla do të shmangen pas miratimit të ligjit të ri që pritet të miratohet këtë të enjte në parlamentin malazezPak kohë më parë Partitë Politike Shqiptare në Mal të Zi kundërshtuan ligjin e mëparshëm me argumentin se po diskrimohen shqiptarët dhe ata ja dolën pasi ligji i ri pret vetëm miratimin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!