Sfida Marseille-PSG, që u zhvillua të dielën në “Velodrome”, ka shkaktuar incidente.
Hedhja e flakadanëve, hyrja e një tifozi në fushë, përplasja me policinë janë disa nga ndodhitë e ditës së djeshme gjatë ndeshjes.
Sipas mediave angleze, 9 policë janë të lënduar, nga përballja me tifozët si brenda ashtu edhe jashtë stadiumit “Velodrome”, ndërsa 21 tifozë u arrestuan nga policia, të cilët janë dërguar në paraburgim.
Marseille pritet të dënohet nga këto ngjarje që ndodhën gjatë takimit më PSG. /f.a/abcnews.al