Gazetari investigativ Artan Hoxha këtë të hënë i ftuar në studion e ABC ka dhënë detaje në lidhje me përplasjen e ndodhur mes mbështetësve të PD-së dhe PS-së një ditë më parë në Elbasan.
Hoxha në fjalën e tij ka theksuar se shkak për incidentin e ndodhur një ditë më parë në Elbasan janë të dy palët dhe jo mbështetësit që ndodheshin dje në qytet.
Ai ndër të tjera thekson se e vetmja forcë politike që është nën trysni në këtë qark është partia Lëvizja Socialiste për Integrim.
Sipas gazetarit incidenti i ndodhur një ditë më parë në Elbasan duket si një skenar i përgatitur nga të dy forcat politike për të shkatërruar influencën e LDI-së në këtë qark.
“Situatën nuk e degradojnë ato poshtë por ato lart. Duke qenë se jemi në kohë pandemie duhet që dje në Elbasan të mos kishte asnjë aktivitet. Të dy shkojnë në të njëjtën orë të dy e dinë se si është situata në Elbasan. Kur vjen Basha nuk ndodh gjë. Kur Vjen Rama pati vetëm pak thirrje “Rama ik”, kur është në kthim Rama është reaguar në atë fortë ndaj grupit që ishte rreth kryeministrit.
Për fat të mirë aty nuk ka pasur armë ndryshe do e shikonim sot se si do të ishte rezultati. Nuk ka pasur me armë, ka pas vetëm një pretendim se ka pas persona të armatosur, por që nuk ka prova për këtë.
Kjo është një situatë e pritshme, unë një vit më parë kam nxjerrë disa foto të kryeministrit me disa personazhe krimi dhe i kam bërë pyetjen se duhet të shikojë me kë del?
Me kë pi kafe?
Çfarë ka për tu çuditur kur ne e dimë që ai me këto personazhe rri sot?
Nëse ka një forcë që duhet të ulërijë sot në këtë qark, pasi është në trysni është LSI-ja. Nuk ka pasur përplasje mes militantëve të PS-së dhe PD-së, por ka ndodhur vetëm me LSI-në pasi qëllimi është për ta shkatërruar këtë forcë politike në këtë qark. Në momentin që kjo gjë ka ndodhur ndaj LSI-së do të thotë se ka një marrëveshje që është mes PD-së dhe PD-së”, ka thënë Hoxha. e.su./abcnews.al

