Në mënyrë që presidenti amerikan, Joe Biden të hipë më lehtë në Air Force One, avioni presidencial po ndërron shkallët.
Gjatë dy viteve të fundit, imazhet dhe videot kanë bërë xhiron e rrjetit, pasi presidenti 80-vjeçar i SHBA-së është penguar apo rrëzuar shpesh teksa ngjitej shkallët e avionit presidencial.
Zyrtarët në Shtëpinë e Bardhë menduan se diçka duhej bërë, por pa e konfirmuar zyrtarisht.
Gjatë dy viteve të fundit, kreu i Shtëpisë së Bardhë është penguar disa herë në shkallët e Air Force One, duke nxitur thashethemet se shëndeti i tij është i brishtë, ndërsa ai tashmë ka njoftuar se do të kërkojë rizgjedhjen.
Shumë njerëz madje janë në dilemë nëse mosha e tij është një pengesë për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë pasi të fitojë zgjedhjet e ardhshme.
/abcnews.al