Incidente të dhunshme në Barcelonë, protestuesit përplasen me policinë

schedule11:49 - 27 Tetor, 2019

schedule 11:49 - 27 Tetor, 2019

Të plagosur dhe arrestime në Barcelonë ku protestuesit u përplasën me forcat e rendit pasi kishin vendosur barrikada dhe kishin ndezur zjarre në qendër të qytetit. Policia katalanase u bëri apel banorëve të mos i afrohen zonës së protestave të dhunshme.

Grupe manifestuesish kanë vendosur barrikada dhe kanë ndezur zjarre në qendër të Barcelonës. Policia ndërhyri për t’i shpërndarë, dhe sipas shërbimeve shëndetësore deri tani janë katër të plagosurit, ndërsa policia konfirmoi arrestimin e tre personave.

Ndërkohë pas momenteve të tensionuara, me manifestues që hidhnin parulla dhe objekte kundër policisë, policia katalanase u bëri apel banorëve që të mis afroheshin në zonë ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit vazhdonin ende.

Rreth 350 mijë persona morën pjesë në marshimin e protestës kundër dënimeve të rënda që iu dhabë liderëve katalanas pro pavarësisë. Deri mbrëmjen e së shtunës nuk ishin regjistruar incidente të tilla të dhunshme.

Sipas mediave në vend rreth 10 mijë persona u mblodhën në Via Laietana, ku ndodhet dhe rajoni I policisë kombëtare në Barcelonë, ku dhe u regjistruan përplasjet e dhunshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!