Një incident ka ndodhur në një qendër votimi në Maliq ku një vëzhgues i Partisë Demokratike i identifikuar si Drini Qylali është konfrontuar fizikisht me një çift bashkëshortësh.
Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton për ABC se të dëmtuar kanë mbetur Ardian Avdolli dhe bashkëshortja e tij.
Të pranishmit kanë deklaruar jashtë kamerave se të dhunuarit kanë dashur të votojnë familjarisht nuk janë lejuar nga komisioneri./mv.abcnews.al