Pak minuta më parë gjatë konferencës për media të presidentit Hashim Thaçi që e mbajti në oborr të Kuvendit të Kosovës, një qytetar i ka reaguar atij nga distanca.
Ai është dëgjuar duke bërtitur më fjalët “hajn”, e “pronto”. Personi në fjalë është ndaluar nga Policia e Kosovës.
Ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaci duke folur për formimin e Qeverisë Hoti deklaroi se kjo është një ditë e rëndësishme sepse sipas tij sot u vu edhe një gur tjetër në themelet e demokracisë.
“Tani nuk kemi kohë asnjë dite, duhet te fillojmë të punojmë më sfidat që kemi.
E dëgjova me vëmendje Avdullah Hotin në Kuvend, e mirëpres angazhimin e tij për luftimin e pandemisë COVID19, për dialogun Kosovë-Serbi, për raportin me SHBA-në”, tha ai./abcnews.al

