Inceneratori i Tiranës, mbyllet gjyqi/ Vendimi për 8 të pandehur jepet në 16 prill

schedule19:00 - 7 Prill, 2025

schedule 19:00 - 7 Prill, 2025

Të hënën në shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme u zhvillua seanca e fundit për sa i përket Inceneratorit të Tiranës, ku u bë mbrojtja e 8 prej të akuzuarve në këtë aferë korruptive, të cilët kërkuan pafajësi.

Në përfundim Gjykata e Posaçme vendosi datën 16 prill, për të marrë vendimin për 8 të pandehurit nën akuzë për shpërdorim detyre në inceneratorin e Tiranës.

Më herët, Prokuroria e posaçme ka kërkuar dënimin me 4 vite burg për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, për shpërdorim detyre ne lidhje me procedurat për koncensionin dhe ndërtimin e inceneratorit të Tiranës . Me përfitimin nga gjykim i shkurtuar dënimi I ulet në 2 vite e 8 muaj burg.

Edhe për disa anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave mbi procedurat e ngritjes së inceneratorit u kërkua dënimi me 4 vite heqje lirie mes të cilëve, Taulant Tushe dhe Namik Simixhiu zyrtarë të bashkisë së Tiranës si dhe Bledar Karoli dhe Erjon Murati nga ministria e mjedisit. Të gjithë të pandehurit do të përfitojnë ulje të një të tretës së dënimit për shkak se ndaj tyre është pranuar gjykimi I shkurtuar.

Sipas prokurorisë, 8 të pandehurit akuzohen se ndihmuan në shkelje të ligjit, në dhënien me koncensiin të inceneratorit të Tiranës, dy administratorët Klodian Zoto e Mirel Mërtiti.

Pretenca e SPAK

Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit, 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 2,8 vite dhe 5 vite ndalim nga ushtrimi i funksioneve publike;

Bledar Karolin, anëtar i komisionit, kërkohen 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 2,8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike;

Fatjon Muratin, anëtar i komisionit, kërkohen 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 2,8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike;

Taulant Tushe, anëtar i komisionit, kërkohen 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike;

Namik Simixhiu, anëtar i komisionit, kërkohen 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 2,8 vite;

Valbona Ballgjini, drejtoreshë juridike, kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove;

Sidita Kopliku, anëtar i komisionit, kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove;

Jetmir Llapaj, ish-punonjës i QKB, kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!