Inceneratori i Elbasanit, Llatja: Është i fikur prej më shumë se një muaji

schedule15:20 - 16 Shkurt, 2022

schedule 15:20 - 16 Shkurt, 2022

Këtë të mërkurë është thirrur për të dëshmuar në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja. Gjatë kësaj mbledhje ai ka deklaruar se inceneratori i Elbasanit ka punuar që nga dita e parë që është vënë në punë, por është ndaluar që prej një muaji e gjysmë. Sipas tij kjo ka ndodhur pas marrjes në sekuestro nga Gjykata e Posaçme, pasi mungon lënda e parë e nevojshme që është gëlqerja.

Debati në mbledhje

Boçi: Ju thatë bashkë me centralin elektrik, në vijimësi të marrjes në dorëzim, në dijeninë tuaj nga data 17deri tani e flasim punon inceneratori dhe prodhon energji

Llatja: Në datë 15 më duket drejtuesi teknik për shkak të mungesës dhe korrespodencës që kishte pasur me administratorin e ri, ka vendosur të fikë inceneratorin për shkak se i mungonin disa materiale bazë që për efekt të konsumit merre një herë në dy ditë. Sot që ne flasim mjafton vetëm të ndizet, pra të blihen materialet, dhe në datë 15 është urdhëruar fikja e detyruar e impiantit , dhe nga data kur është fikur ka gati 1 muaj e gjysmë që nuk është në funksion.

Boci: Si e keni marrë në dorëzim inceneratorin thatë se ka patur korrespondencë kur nisi

Llatja: Me sa mbaj mend, ka qenë një shkresë bërë në mes të vitit të kaluar.

Boci: a e keni lexuar draft kontratën

Llatja: na është vënë në dispozicion është studiuar nga specialistët tanë

Boci: në kontratë përcaktohet qartë koha kur nisin, ndaj bëra pyetjen kur ka nisur. Ju duhet ta dini e ta sqaroni, inceneratori i kalon autoritetit kontraktor, në këtë rast min. mjedisit. Pse jeni ju si pale e tretë.

Llatja: Është dhe në kontratë, përfshihet edhe pushteti vendor, u gjet zgjidhja e ndërtimit të një subjekti të përbashkët për marrjen në dorëzim të funksionimit dhe marrjen në pronësi të këtij impianti.

Boci: Koncesionari transferon aksionet kuotat në kompaninë zbatuese të projektit, ku është bashkia këtu.

Llatja: Korrespondenca që ne kemi me ministrinë e linjës, është ngarkuar të merret nga pushteti vendor, ose i delegohet.

Boci: Bashkia përcaktohet si kontribuuese për dhënien e sheshit, por transferimi bëhet mes Alb tek dhe autoritetit kontraktues, Ministria e Mjedisit. Mbi bazën e kujt e bëtë transferimin.

Llatja: Nuk e kam kontratën përpara, neni 26 e përcakton… dhe është brenda fushës së kompetencës tonë e gjithë kjo.

Boci: Materialet i ke në inbox, mund t’i referohesh, janë dorëzuar në bazë të dokumentave.

Llatja: Nuk kam dijeni për shkelje ligji apo shkelje të procedurave.

Boci: Në 16.12 ka ndodhur çështja penale dhe inceneratori eshte vene ne sekuestro. A keni ekip monitorues

Llatja: Ne kemi një strukturë të ngritur nga 7 këshillat bashkiak për një subjekt që ka strukturat përkatëse dhe mban kontakte me impiantin, kam edhe unë ekspertë të mi aty.  Ndërtim operim dhe transferim. Ka qenë operimi i impiantit që mbaronte më dt. 17. Më 17 dhjetor niste procesi i marrjes në dorëzim të të gjitha aseteve, nga dera e rrugës, peshorja impianti. etj

Boci: Keni marrë bashkë edhe centralin

Llatja: Nuk e kam marr, po administrohet nga shoqëria Eco El, pasi u sekuestrua tre ditë para se ta merrnim ne nga prokuroria.

Tabaku: Sapo thatë i marrim nga dera te gardhi e impianti… cdo gjë brenda sipërfaqes ku është inceneratori.

Llatja: S’e kam marr unë, por shoqëria Eco El.

Boci: A punon inceneratori?

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!