Inceneratorët/ Ilir Meta flet për ABC News: Nuk kam lidhje me Ahmetajn. Ka përgjegjësinë e tij

schedule17:37 - 27 Korrik, 2023

schedule 17:37 - 27 Korrik, 2023

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për herë të parë, në lidhje me akuzat jo publike të mazhorancës, për lidhje të fshehtë të tij, me Arben Ahmetajn.

Në një intervistë për gazetaren e ABC News, Erneta Shevroja, Meta i cilësoi këto akuza, si shpifje.

Doja të kthehesha te çështja e Ahmetaj, nga ana juaj u vu re që patët një reagim shumë të vonshëm. Çfarë ndodhi zoti Meta?

“Reagimet e Partisë së Lirisë, mendoj se kanë qenë të menjëhershme. Votimi i deputetëve të Partisë së Lirisë besoj se ka qenë shumë i qartë, besoj se edhe reagimi im ka qenë në kohën e duhur dhe nuk ka pse të lihet shteg për ndonjë hamendësim. Nëse bëhet fjala sa i takn aferës së inceneratorëve, pa asnjë diskutim, Ahmetaj ka përgjegjësitë e tij, si ish ministër i qeverisë Rama, disa herë. Por në hierarkinë e përgjegjësive për aferën e inceneratorëve, janë shumë vende të tjera bosh dhe pastaj vjen Ahmetaj. Në krye dihet se kush qëndron. Qëndron pikërisht ai që kishte fuqinë për të imponuar një aferë të tillë dhe ato vendime të paligjshme.”

Meta deklaroi se nuk ka lidhje me Ahmetaj, sa i takon çështjes së inceneratorëve.

Ju përmendët faktin që këtë herë, deputetët e Partisë së Lirisë kanë votuar pro heqjes së imunitetit për zotin Ahmetaj. Megjithatë, më parë ka ndodhur që kur Rama e shkarkoi zotin Ahmetaj nga zv.kryeministër, 3 deputetë, përfshirë zonjën Kryemadhi, kanë votuar kundër. Arysjea, dikush mund të mendojë që kjo është një provë që ka pasur një lidhje mes jush dhe Ahmetajt, lidhur me çështjen e inceneratorëve.

“Nuk ekziston asnjë lidhje e tillë. Këto janë lidhje të nxitura, të supozuara nga Edi Rama dhe shtabi i dezinformatorëve të tij. Këto bëhen në kuadër të larjeve të hesapeve brenda partisë, pra, me idenë që ky që ishte njeriu më i besuar i partisë, bashkëpunon me armiqtë e jashtëm të partisë, prandaj duhet sakrifikuar dhe nuk duhet besuar. Nuk duhet besuar pikërisht sepse ka thënë që nuk isha aq i fuqishëm sa të imponoja një aferë kaq të madhe”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!