Gazetari Elvi Fundo deklaroi në studion e emisionit “Log.” në ABC se në vitin 2014 janë bërë 9 procedura brenda ditës që lidhen me skandalin e inceneratorëve. Ai u shpreh se drafti është dërguar brenda ditës në ministri dhe 24 orë më pas është miratuar në mbledhje qeverie.
“Paditë janë bërë në shtator. Kanë bërë një gjë kaq qesharake sa në vitin 2018 thërrisnin të jepnin llogari Damian Gjiknurin kur këtë punë e kishte pasur Lefter Koka. Në vitin 2014 janë bërë 9 procedura brenda ditës. Që të realizohet një VKM duhet të shkojë në ministritë përkatëse. Shpallja e fituesit është bërë në datë 16.
Drafti është dërguar brenda ditës në ministri. Ahmetaj ka pasur vendimin kundër edhe pse është akuzuar fort. Edhe kontratën e kanë bërë brenda ditës dhe e kanë miratuar në mbledhje qeverie për 24 orë për 22 mln euro”, deklaroi ai.
Ai tha se akti më kriminal në këtë skemë është koncesioni ndërsa theksoi se inceneratori është paguar me lekët e shqiptarëve.
“Ka edhe një akt edhe më kriminal që është koncesioni. Është firmosur kjo kontrata. Ka shkuar zonja me 1 mln lekë të vjetra në bankë dhe ka kërkuar kredi. Në atë moment qeveria ka filluar t’i japë 700 mijë euro në muaj. Ai incenerator është paguar me lekët e shqiptarëve”, tha Fundo. m.v/Abcnews.al