Inceneratorët, Braimllari: Është i implikuar gjithë shteti, LSI proteston në 7 korrik

schedule19:41 - 4 Korrik, 2022

schedule 19:41 - 4 Korrik, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari ka thënë se LSI ka nxjerrë sot në pah një dosje që plotëson dosjen e parë në aferën e inceneratorëve, duke theksuar se në të është i implikuar gjithë shteti.

I ftuar në “Radari Informativ” në Abc News, Braimllari foli gjithashtu edhe për përfshirjen e ish-kryedemokratit Lulzim Basha, duke thënë se kompanitë në këtë aferë kanë lidhje me njerëz afër tij.

Braimllari konfirmoi edhe pjesëmarrjen e LSI në protestën e 7 korrikut, duke thënë se është një detyrë qytetarë për këdo.

“Inceneratori i Tiranës nuk funskionon. Kanë bërë pastrim parash dhe evazion fiskal. Ajo që dua të them ka të bëjë me faktin që kemi të bëjmë me një skandal të përmasave shumë më të mëdha. Kjo procedurë ka kalur çdolloj imagjinate. Kishte të bënte më nje kompani që importon fruta. Por ka përdorur fatura të ndryshme, shiste beton te inceneratorët. Ka të bëjë me evazion të pastër. Ajo që është më e rëndë. Në momentin që ka filluar hetimi për këtë komoani, këto kompani i janë transferuar personave të tjerë, siç ishte çifti i të moshuarve”, tha Braimllari.

A keni emra zyrtarësh të implikuar?

“E gjithë kjo çështje ka të bëjë me kryeministrin, ministrinë e Financave, drejtorinë e tatimeve, kryetarin e Bashksië së Tiranës, është i implikuar gjithë shteti. LSI ka nxjerrë në pah një dosje që e plotëson dosjen e parë por në një linjë tjetër. Ka të bëjë me imagjinatën e tyre të shfrenuar për të thelluar vjedhjen. Ju e patë dhe pamjen me dron që aty nuk ka incinerator.”

A do ta padisni ju zotin Basha, pasi kryetarja e LSI tha që ai ka përfituar nga kjo çështje?

“Kompanitë në këtë aferë janë afër zotit Basha. Çështja do i drejtohet SPAK, është SPAK që do thellojë hetimet. Besoj se do jetë pjesë e procedurës . Faktet të çojnë te lidhjet e afërta të personazhit në fjalë.”

A do të marrë LSI pjesë në protestën e 7 korrikut?

“LSI do marrë pjesë në protestë. Është një protestë që vjen si një thirrje e nevojës së qytetarëve për të protestuar. Çmimet janë të larta dhe nuk ka ndërhyrje të qeverisë.

Ne kemi qenë çdo ditë në takim me strukturat. Kemi takim më të zgjeruar nesër për axhendën përfundimtare, është detyrë qytetare jo vetëm për drejtuesit e LSI, për anëtarët, për këdo, të marrë pjesë, të protestojë sepse kjo mazhorancë vetëm ka thelluar korrupsionin dhe nuk është në shërbim të qytetarëve”, tha Braimllari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!