Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inceneratorët, Apeli i GJKKO lë në burg Zv.Presidentin e FSHF-së Arben Dervishaj

schedule12:43 - 29 Dhjetor, 2022

schedule 12:43 - 29 Dhjetor, 2022

Apeli i Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e arrestit  ne burg caktuar nga Shkalla e Parë për Arben Dervishajn, biznesmeni që mbikëqyrte punimet i inceneratorit të Fierit ndërsa akuzohet se  paraqiste raporte fiktive në ministritë e linjës. Dervishaj kishte Apeluar masën duke kërkuar ndryshimi e saj, kërkesë që u rrëzua këtë të enjte në Apel.

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi disa javë më parë hetimet në lidhje hetimet per ndertimin e inceneratorit  të Fierit, dhe dërgoi në gjykatë dosjen e me 21 të pandehur, mes tyre Lefter Kokën, ish-deputetin Alqi Bllako, Arben Dervishaj etj.

Organi i akuzës specifikon skemën e abuzimit dhe veprat penale për emrat e përfshirë, mes të cilëve rezulton edhe Klodian Zoto, Arjola Kodra dhe italiani Giuseppe Ciaffaglione.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!