Inaki Williams legjendë për Bilbaon, vendos rekordin e veçantë në LaLiga

schedule11:49 - 2 Tetor, 2021

schedule 11:49 - 2 Tetor, 2021

Rekord i ri në LaLiga, madje i veçantë. Inaki Williams shkruan emrin në historinë e futbollit spanjoll.

Sulmuesi i Athletic Bilbao ka thyer rekordin për numrin e ndeshjeve radhazi që luan në kampionat.

Prej vitit 2016 Williams nuk ka humbur asnjë duel të baskëve dhe tani numëron 203 ndeshje radhazi.

Ai ka parakaluar një legjendë të futbollist bask, Andoni Larranaga, i cili e kishte vendosur rekordin me fanellën e Real Sociedad. / abcnews.al