Zv- ministrja e transportit në Maqedoninë e Veriut Kaltrina Zekolli u shpreh se nga pala maqedonase po punohet me intesitet në dy projekte ai i Korridorit të 8 dhe të 10- të të cilët do të kenë rëndësi të veçantë në zhvillimin politik dhe ekonomik.
“Ne jemi në seriozitet të plotë që të realizojmë pjesën tonë. Punohet me intesitet të lartë në korridorin 8 dhe 10 sepse ka interes në zhvillim politik dhe ekonomik.
Në koridorin 8, lidhja me Shqipërinë është në kilometrin e 14, po punohet intesitvisht dhe janë 70 % punimet të përfunduara dhe është një rrugë që ka nisur të punohet që nga 2021, dhe është 19 km. Padyshim është një terren i rëndë dhe i vështirë dhe kemi dhe ne sfidat tona gjatë ndërtimit.”, u shpreh Zekolli.
/ abcnews.al

