Ka nisur në Uashington ceremonia e Inagurimit të Joe Biden si presidenti i 46-të i shteteve të Bashkuara të Amerikës. E para, fjalën e mori senatorja Amy Klobuchar e cila u shpreh se ky është një fillim i ri për vendin, dy javë nga sulmi në Kapitol.
“Kjo është dita kur demokracia jonë e merr veten, fshin pluhurin dhe bën atë që ka bërë gjithmonë,” tha senatorja demokrate.
Klobuchar shtoi se ky moment është shansi që “ta ridedikojmë veten ndaj kësaj kauze.” s.b/abcnews.al/