Deputetja Ina Zhupa, ka treguar arsyet se përse ju bashkua Kuvendit të ditës së shtunë në 30 prill, ndërsa ka qenë e pranishme edhe në Kuvendin e Lulzim Bashës më 18 dhjetor të 2021.
Gjatë një diskutimi në “Opinion”, Zhupa tha se ishte aty se ishin të pranishëm demokratët, por edhe për atë që ndodhi në zgjedhjet e 6 marsit.
“Unë kam vendosur që t’i bashkohesha Kuvendit të 30 prillit sepse aty ishin demokratët. Ishin demokratë të degës time që ma kërkuan këtë gjë. Për faktin e dytë, midis atyre që ndodhën në dhjetor dhe këtij Kuvendi, ishin zgjedhjet e 6 marsit të cilat na paraqitën një konfigurim të opozitës ku shumica ishte në njërën anë dhe pakica në anën tjetër. Të ndarë ne do bëjmë të njëjtën betejë që bëmë më 6 mars. Për vendin e dytë ose të tretë, dhe larg qoftë do të shkojmë tek ajo që parashikoi zoti Zogaj, në dy parti të ndara. Do i bënin shërbim vetëm Edi Ramës dhe demokratëve. Ndaj unë shkova atje për të dhënë shembullin tim për një proces bashkimi”, tha Zhupa.