Ina Zhupa në Sarandë: Ulja e taksave e çmimit të naftës, ndihmë për peshkimin

schedule10:45 - 18 Prill, 2021

schedule 10:45 - 18 Prill, 2021

Kandidatja e PD për Qarkun e Vlorës Ina Zhupa zhvilloi takim me peshkatarët në Sarandë.  Ata e njohën me problematikat që kanë, duke nisur nga mungesa e kalatave ku të ankorohen, tek shkalla për të bërë remontin e anijeve. Ata shprehen se  janë të mbytur me taksa dhe nuk marrin asnjë ndihmë nga shteti.

Zhupa u shpreh se: “Është e papranueshme që nuk keni kalata.  Vetëm një shtet që nuk e ka mendjen për qytetaret mund ta lërë në këtë gjendje. Duhet vetëm vullnet politik për ta kryer, një vullnet që ne nuk na mungon dhe që do të jetë nga detyrat e para që do të bëjmë.  Është i papranueshëm trajtimi me taksa të larta dhe burokracitë. Ju jeni të detyruar që për certifikimin tuaj të shkoni në Durres, kur ky duhet të ishte një shërbim që ju duhet ta kishit në Sarandë she me PD në qeveri do ta keni”- tha Ina Zhupa.

Kandidatja e PD vuri në dukje se angazhimet kryesore të PD janë për të rritur mirëqenien dhe për të ndihmuar ekonominë e familjeve. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!