Ina në botën e filizave

schedule10:05 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 10:05 - 1 Dhjetor, 2022

Nga Bora Shahini,

Ato janë delikate… Peshojnë me gram e janë veç pak milimetra, por guximin, vullnetin e durimin për tu marrë me to e duan me ton…

Ina Nanaj, vajza  me mendimet e çmendura dhe hapa larg realitetit bujqësor, ka vendosur të sjellë mikrofiliza, bimë shije, fruta e perime.

E rritur në pallat dhe aspak e njohur me sekretet e bujqësisë, kurioziteti e ka shtyrë për të prekur e shijuar natyrën. Në një intervistë me gazetaren e “Abc së Mëngjesit”, Bora Shahini, ajo ka treguar se si nisi gjithçka.

Mjaftoi vetëm prezantimi i babait për tokën që ajo më pas të bëhej e pandarë, nga një vajzë apartamentesh e qyteti, me sy e vëmendje drejt fshatit e bujqësisë.

Ajo është vajza e vetme dhe e parë në Shqipëri që sjell botën e filizave, duke duruar dyshimet, mohimin deri edhe tek fjalia “ti je e cmendur”.

Përballë botës së panjohur e të paditur, mohues e dyshues për produktin apo idetë, Ina zgjedh që ti prezantojë familjes shijen e filizave, duke ja u vendosur në pjatë dhe duke pritur me padurim për një fjalë të mirë ose të paktën t’i konsumonin. Përfundimi?….

Inës i është dashur punë kolosale, prej vitesh që në Shqipëri të sjellë dhe shpjegojë botën e mikrofilizave dhe akuaponikës, duke e bërë këtë edhe përmes leksionesh tek të rinjtë, tek miqtë dhe punës së palodhshme.

Suksesi i saj është familja, puna me bashkëshortin, si partnerë e si kolegë, ku çdo ditë e re është një jetë e re dhe duhet të nisë me pozitivitet, ndryshe filizat s’të lejojnë të futesh sepse aty edhe mund të dështosh nga venitja e tyre.

Ina në botën e filizave që janë bërë si fëmijët e saj, ka pengje që koha ndoshta s’do ja falë. Njësoj si filizat rritet edhe vajza e saj, por koha nuk ka qenë në favor për ta ndjekur hap pas hapi…/abcnews.al