In memoriam të Prof. Dr. Ilia Mazniku, mjeku kampion në sport e ortopedi

schedule12:11 - 20 Korrik, 2023

schedule 12:11 - 20 Korrik, 2023

Elastik, sportiv, por mbi te gjitha kampion. Si i tille u njoh ne vitet ‘50 profesor Doktor Ilia Mazniku. Krenaria e ekipit te Dinamos, por dhe e Shqiperise ku fitoi dhjetera cmime e shenoi qindra rekorde.

I lindur në Tiranë më 15 Gusht 1943 ne nje familje te madhe punetore, duararte me prejardhje nga Golloborda, me pasuri te medha kulturore, traditash e virtytesh.

Ilia Mazniku e nisi karrieren e tij si sportist ne vitin 1959. 16 vjecari i asaj kohe shume shpejt u be anëtar i Ekipit Kombëtar Shqiptar dhe rekordmen ne kercimet se larti. Ilia Mazniku do te mbahet mend si tre here rekordmen ne kercimin se larti dhe 11 here Kampion i vendit. Mjeshtri i sporti pati shkelqyer duke vendosur Rekord ne 110 m me pengesa si dhe triumfues si pak te tjere ne kercim se larti.

Eshte gati e pamundur te behet nje bilanc i jetes se tij te sukseshme ne te gjitha fushat. Sporti do te ishte vecse nisja e nje karriere te gjate. Përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë ne vitin 1968 ku u specializua në ortopedi, mbrojti gradën doktor i shkencave, titullin Prof. Assoc. dhe në vitin 2009 fitoi titullin e lartë Prof.Dr. e me vone, ne vitin 1988 per aftesite e tij te vecanta organizative dhe drejtuese u emerua Drejtor i Spitalit Kirugjikal.

Doktor Ilia Mazniku nuk ishte vetem ai mjeku me perparesen e bardhe, i udhehequr nga betimi i Hipokratit. Kedo qe pyesje neper korridoret e spitalit ku punoi per vite me radhe, pohonin te njejtat fjale: Optimist! Energjik! I gatshem te merrte persiper cdo veshtiresi! Zoti per pacientet!

Data 9 maj solli një dhimbje te madhe per te gjithe ata qe e njohen doktor Ilia Maznikun. Ai u shua nga jeta në moshen 8o vjecare duke lënë gjurmë të pa shlyeshme tek kolegët me të cilët ndau oret e panumerta te punes, sukseset e operacioneve të shumtë, por dhe kohën e vyer të kaluar me ta. Mungesa e tij la nje boshllek, la nje bluze te bardhe te varur pergjithmone…

Ndonëse në kushte të vështira izolimi për kohen, falë talentit, përkushtimit e sakrificave, Ilia Mazniku e ngriti lart emrin e Shqipërisë, duke u kthyer në burim krenarie e frymëzimi për të kapërcyer çdo sfidë, njesoj sic kapërcente pengesat sportive.  Për këtë, në Mars të vitit 2021 u shperblye nga ish Presidenti Ilir Meta me titullin që i takonte, “Mjeshtër i Madh”.

Ka udhehequr e ka mesuar mjaft mjeke te rinj, te cilet me pas denjesisht u bene kolege te tij e doctor Maznikut i jane mirenjohes jo vetem per dijet qe kane marre prej tij, por dhe energjine e mire e shpirtin e sakrifices.

Per ta doktor Ilia Mazniku meritonte te jetonte me gjate per te kontribuar me dije qe sa vinin e shtoheshin. Per koleget e miqte, vdekja e tij ishte e papritur dhe e parakohshme, sepse doctor Mazniku kishte ende per te dhene…

Mes kolegeve Ilia Mazniku nuk do te njihet vetem si nje mjek I perkushtuar, por dhe si nje poliglot mjaft i zoti dhe autor i shumë studimeve shkencore si brenda ashtu edhe jashtë vendit. E te shkruarit e vazhdoi deri ne ditet e fundit te tij te jetes, nje liber qe ia kushtoi kolegut te tij Panajot Boges, botuar vetem pak jave me pare.

Perkushtimin e tij ndaj dijes e vazhdoi edhe si lector ne shume universitete. I papertuar, cdo dite duke vozitur ne makinen e tij kontribuoi ne mesimdhenie deri ne ditet e fundit te jetes.

Kete 15 gusht, doktor Ilia Mazniku do te festonte 80 vjetorin, por fati donte qe ta festonin te tjere per te. Ne fund te fundit, sic thote Gabriel Garsia Markez, jeta nuk eshte ajo qe jetohet, por ajo qe kujtohet. Lum kush, si Dr. Ilia Mazniku, ka se per cfare te kujtohet edhe kur mungon…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!