Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

In Memoriam per “Ibrahim Madhin/ Radovani: Krijoi katedrën e violinës, ku nxori yje botërore

schedule11:29 - 3 Dhjetor, 2025

schedule 11:29 - 3 Dhjetor, 2025

Mbrëmja në ‘Pas Mesnatë’ iu dedikua tingullit të violinës të të ndjerit, Ibrahim Madhit në kuadër të 80 vjetorit të lindjes së tij. Një prej studentëve të tij, pedagog në Universitetin e Arteve, Lorenc Radovani tha se Madhi ka lënë një model të madh sa i përket asaj cka përfaqëson bota e një artisti.

“Për koshiencën time ai është person i vecantë, person të cilin e dalloj mes shumë të tjerëve, shumë perforamancave, timbrikave instrumentale. Ishte një njeri shumë racional, kishte integritet shumë të fortë moralo artistik edhe qytetar.

Dhe kudo ku punoi vuri këmbën la një gjurmë duke prodhuar edhe një shembull që do ishte mirë që edhe brezat e rinj ta konsideronin, ta njihnin si një fillesë të zhvillimit të artit tonë muzikor”, thotë ai.

Në këtë përvjetor jubilar, ish-nxënësit e tij rikthyen në skenë veprat që dikur i kishin punuar nën dorën e mjeshtrit. “Emocion dhe përgjegjësi të ishe pranë një ylli të skenës. Profesor Ibrahim Madhi na mësoi të duam profesionin; violina, kjo kapriçoze e bukur, të do të tërin për vete. Jam krenar që më zgjodhi si student. Që në vit të parë pata fatin të ndaja skenën me të,” thotë Radovani.
“Dy ditë para se të largohej ishim së bashku në prova. Nuk u dorëzua kurrë – ishte dashnor i muzikës deri në fund,” rrëfen ai me emocion. Të jesh djali i Ibrahim Madhit, shton Radovani, është një peshë e madhe dhe një nder i jashtëzakonshëm.

“Violina ishte dhurata ime e vitit të ri, kur isha vetëm gjashtë vjeç. Ai ishte mësuesi, shoku dhe profesionisti i ftohtë që të nxitonte të rriteshe, të mësoje, të shndrisje,” kujton ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!