Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti këtë te enjte ka reaguar sërish në lidhje me situatën pandemike në të cilën ndodhet vendi ynë.
Alimehmeti përmes një postimi në profilin e tij ka publikuar një studim të zhvilluar në Çeki lidhur me imunitetin natyral ndaj virusit COVID dhe vaksinave ku në përfundim ka dalë së imuniteti natyral është më i fuqishëm.
Mjeku ndër të tjera shkruan në postimin e tij se të dhënat e këtij studimi tregojnë efektivitetin e mbrojtjes nga infeksioni i kaluar COVID-19 dhe nga skema e vaksinimit.
Në studim është hulumtuar e gjithë popullata çeke e vaksinua apo që ka kaluar covid dhe nuk është vaksinuar.
“? “Vëzhgoje thellë natyrën dhe do të kuptosh çdo gjë më mirë”
Cit.: Albert Einstein
? Miqtë e mi, një tjetër studim madhor konfirmon efektivitetin e mbrojtjes nga infeksioni i kaluar COVID-19 dhe nga skema e vaksinimit!
?? Të dhënat e prepublikuara më datë 12 Dhjetor 2021 janë përftuar nga të dhënat zyrtare të mbikqyryra nga autoritetet më të zyrtare të Republikës Çeke:
?? Ministria e Shëndetësisë dhe
?? Instituti i Informacionit dhe Statistikave Shëndetësore
?? Akademia e Shkencave
✅ Në studim është hulumtuar E GJITHË POPULLATA ÇEKE E VAKSINUAR APO QË KA KALUAR INFEKSIONIN DHE NUK ËSHTË VAKSINUAR.
?? Nga popullata totale prej 10.701.077 e Republikës Çeke, deri më 20 Nëntor 2021:
? 6.287.356 individë janë të vaksinuar, dhe
? 1.996.080 individë janë të infektuar më parë.
? Efektiviteti i vaksinave kundër infektimit (PCR pozitive):
? Pfizer (Cominarty):
? 87% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,
? 53% pas 7-8 muajsh nga doza e dytë,
? 92% pas dozës së tretë (Pfizer).
? AstraZeneca (Vaxzevria)
? 83% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,
? 55% pas 5-6 muajsh nga doza e dytë,
? 92% pas dozës së tretë (Pfizer).
? Efektiviteti i imunitetit natyror kundër infektimit (PCR pozitive):
? 97% pas 2 muajsh nga infektimi,
? 90% pas 6 muajsh nga infektimi,
? 83% pas 12 muajsh nga infektimi,
? 72% pas 18 muajsh nga infektimi.
✅ Pra, imuniteti natyror është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket infektimit të thjeshtë (PCR pozitive)!
? Efektiviteti i vaksinave kundër shtrimit në spital dhe vdekjes:
? Pfizer (Cominarty):
? 92% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,
? 83% pas 7-8 muajsh nga doza e dytë,
✅ 97% pas dozës së tretë (Pfizer).
? AstraZeneca (Vaxzevria)
? 93% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,
? 82% pas 5-6 muajsh nga doza e dytë,
✅ 97% pas dozës së tretë (Pfizer).
? Efektiviteti i imunitetit natyror kundër shtrimit në spital dhe vdekjes:
? 12.894 individë ndër 1.996.080 janë reinfektuar,
? pra vetëm 0.65% e personave janë reinfektuar,
✅ 100% efektiviteti kundër shtrimit në spital dhe vdekjes
? (Tabela S6 tregon mungesë totale në kolonat e shtrimeve dhe të vdekjeve në rast reinfektimi)
✅ Pra, imuniteti natyror është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket shtrimeve në spital dhe vdekjeve!
? Autorët dalin në përfundimet se, përgjatë kohës së studimit, gjetjet e tyre tregojnë:
? Reduktim të përgjithshëm të efektivitetit të vaksinave me kalimin.
✅ Rritje të lartë të efektivitetit pas dhënies së dozës së tretë.
✅ Imunitet natyror shumë të qëndrueshëm dhe të lartë pas infektimit.
? Ky studim madhor në nivel kombëtar i shtohet shumë studimeve të mëparshme që nënvizojnë efektivitetin e lartë të vaksinave, të dozës së tretë dhe të imunitetit natyror pas infektimit.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Akademia e Shkencave të Shqipërisë”, shkruan ai./abcnews.al