“Immobile nuk di të luajë, Belotti edhe më keq”, Cassano “thumbon” sulmuesit e Italisë

schedule12:44 - 8 Shtator, 2021

schedule 12:44 - 8 Shtator, 2021

Ciro Immobile shënon thuajse rregullisht me Lazion, por kur vjen puna tek Italia ka vështirësi për të gjetur rrjetën.. Debati për sulmuesin vazhdon të jetë i hapur në Itali, ndërsa Mancini po mendon që ndaj Lituanisë të luajë në sulm me Kean ose Raspadorin titullar.

Immobile ka shumë zëra kundër, ku më i forti duket se është ai i Antonio Cassanos. Në një intervistë për “Bobo Tv”, Cassano tha: “E kam thënë se Immobile nuk di të luajë futboll dhe do vazhdoj ta them. Nuk luan mirë dhe nuk vihet në shërbim të skuadrës. Kur i jep një passim Giroud, ai e mban topin dhe mundohet ta shfrytëzojë sa më mirë. Immobile nuk e bën dot dicka të tillë dhe di vetëm të sulmojë hapësirën” tha Cassano.

Më pas ish lojtari i Romës dhe Realit u ndal tek trajneri Mancini, ku beson se ai do ndryshojë dicka në sulm për ndeshjen e rradhës. “Në planet e trajnerit duhet të jetë një sulmues që di të pozicionohet mirë. Sipas meje po mendon të ndryshojë dicka. Immobile ka shumë vështirësi kur luan me Italinë dhe kam vënë re që edhe me Belottin ndodh e njëjta gjë. Për të mos thënë që është më keq. Është e qartë që duhet dikush atje përpara që të dijë ta cojë topin në rrjetë’’ ka thënë Cassano. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!