Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Immobile “makineri” golash, tani Lewandowski ka nisur të “stresohet”

schedule18:17 - 27 Korrik, 2020

schedule 18:17 - 27 Korrik, 2020

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, po vazhdon të vendosë rekorde në Seria A. Italiani ka qenë në një formë të shkëlqyer në këtë sezon, ku deri më tani numëron 34 gola në kampionat. Ditën e djeshme Immobile shënoi një hat-trick kundër Lecces dhe tashmë është shkëputur me tre gola nga Crisitiano Ronaldo në garën për golashënuesin më të mirë.

Njëkohësisht, 30-vjeçari është në garë dhe për “Këpucën e Artë” të Europës. Kapiteni i lacialëve është në të njëjtën kuotë golash me sulmuesin e Bayern Munchen, Robert Leëandoëski, i cili gjithashtu është ndalur në shifrën e 34 golave në këtë sezon në Bundesliga.

Ciro ka një avantazh nga polaku, pasi ka dhe dy ndeshje të tjera në dizpocion për t’a parakaluar sulmuesin e bavarezëve. Mbetet për tu parë se si do të shkojë gara mes tyre, ku i gjithë ekipi i Lazios i ka sytë nga Immobile. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!