Lazio kalon pa probleme Genoan, pasi i mposhti me shifrat 4-1, ku protagonist në këtë takim ishte padiskutim Ciro Immobile.
Sulmuesi italian arriti të shënonte emrin e tij në 3 golat e shënuar kundër Genoas.
Pas ndeshjes për “Sky Sport”, Immobile ishte shumë i kënaqur për 3 pikët e marrë nga skuadra, ndërsa nuk kishte si të kalonte pa komentuar edhe eliminimin e Italisë nga “Katar 2022”.
“Kritikat janë pjesë e këtij sporti, por në fund qëndrojnë kritika. Kur shpiken më pas gjëra të këqija nuk më pëlqejnë dhe i injoroj menjëherë. Më vjen keq për derbin dhe për Botërorin, por unë kam të njëjtat përgjegjësi si të gjithë lojtarët e tjerë të grupit që dështuam. Përgjegjësia është e të gjithëve, nuk mund të drejtohet gishti vetëm te një njeri”.
“Unë nuk tërhiqem kurrë. Kështu ka qenë gjithmonë në karrierën time. Fillimisht po synoj të mbyllë mirë kampionatin, e më pas do të shohim.
GOLASHËNUESI MË I MIRË- “Është një garë e bukur. Vlahovic është duke zhvilluar një kampionat të madh, është shumë e vështirë. Trajneri dhe shokët më ndihmojnë shumë, por kështu ka qenë që kur kam ardhur këtu. Merita është e tyre dhe e familjes time që më qëndron gjithnjë pranë”.
VENDI I PESTË- “Është një hap që ka vlerë, tani mund të luajmë në mënyrën që na kërkon Sarri. Po argëtohemi dhe po argëtohen edhe njerëzit. Me Sarrim kam folur gjatë javës dhe më ka thënë që të mos bëhem një lojtar i ndryshëm nga ai që jam. Ia dedikoj golat familjes time”. /f.a/abcnews.al