Eni Kapxhiu është një nga personazhet më të ndjekur në TikTok. Ajo është bërë virale për shkak të imitimeve që bën, duke i dhënë rëndësinë më të madhe mimikës.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Eni tregoi se fillimisht u bë e njohur përmes personazhit të Sonidës dhe më pas të gjithë filluan ta ndiqnin. Ajo theksoi se videot nuk është se i marrin shumë kohë, pasi i bën me një dëshirë shumë të madhe.
“Janë edhe çik ironike këto videot me ato që ndodhin. Sonidën nuk e kam takuar ndonjëherë, e kam xhan si personazh, është tjetër gjë ta imitosh dhe jo ta bullizosh. Kam parë shumë imitime që i bëjnë si nga ana e make up, por mua më pëlqejnë mimikat, nuk kam asgjë personale. Jam fanse e saj.
Unë nuk është se kam ndonjë personazh specifik se këta shqiptarët ta marrin dhe për ters. Sapo e hapin, pa e parë fare të thonë, a u bëre ti. Unë jam një personazh i thjeshtë që kam qejf të imitojë.
Nuk është se më merr shumë kohë imitimi. Thjesht këto mimikat i shikoj një herë, dy herë dhe tre herë, më pas i imitojë. Në çdo video dua të jem e saktë”, u shpreh Eni./abcnews.al
@its_eni_27 Per icik vemendje na qan shpirti ?? #fyp #viral #tiktokeni27 #vetemperteqeshur ♬ original sound – ??????