Kur jemi vetëm pak ditë larg hapjes së merkatos së verës, shumë skuadra kanë pikatur se cilët do të jenë lojtarët për të cilët do të tentohet edhe transferimi.
Në skenë ka dalë edhe emri i mesfushorit shqiptarë, Kastrioti Imeri, i cili luan në Zvicër me skuadrën e Servette.
Paraqitjet e mesfushorit 21-vjeçarë kanë rënë në syrin e skuadrave të Seria A, të cilat kërkojnë edhe shërbimet e Imerit. Bëhet fjalë për Torinon dhe Fiorentinën që kërkojnë të transferojnë gjatë merkatos së verës, teksa janë të gatshëm të ofrojnë 6 milion euro për kartonin e tij.
Imeri ka spikatur këtë sezon në Superligën zviceriane, teksa ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë edhe një asist në 25 ndeshje te luajtura.
Sa i përket arenës ndërkombëtare, Kastriot Imeri ka luajtur me të gjitha përfaqësueset e moshave të Zvicrës, deri te U21-shi, teksa për të ardhmen do të duhet të zgjedhë mes Kosovës, Shqipërisë dhe helvetëve. /f.a/abcnews.al


