Imeraj përplas vetingun me ndërkombëtarët: Vëzhguesi bëri presion, donte të influenconte

schedule13:35 - 29 Korrik, 2021

schedule 13:35 - 29 Korrik, 2021

Dosja e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës Elisbeta Imeraj përplas trupën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të procesit të Vettingut në Shqipëri. Imeraj e kaloi shkallën e parë të vettingut, por ndërkombëtarët rekomanduan apelimin dhe tashmë dosja ndodhet në Kolegjin e Posaçëm.

Por cfarë ka ndodhur?

Gazetari i “ABC”, Ermal Vija ka siguruar një letër konfidenciale të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pra shkallës së parë të vettingut, që i dha “dritën jeshile” Elisabeta Imerajt, e cila përbëhet nga Olsi Komici, Roland Ilia si dhe Suela Zhegu.

Në këtë letër drejtuar kryetares së KPK-së, tre anëtarët e trupit gjykues të kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj, përplasen me vëzhguesin ndërkombëtar të ONM, Teo Jacobs. Anëtarët e trupës shprehen se dënojnë sjelljen e vëzhguesit, i cili sipas tyre ka dashur qartazi të influencojë vendimmarrjen për Elisabeta Imerajn.

Qëndrimi paragjykues, fyerjet e shpeshta na kanë bërë që të ndihemi jo komod dhe nën presion. Me qëndrimin e tij dhe presionin e ushtruar, vëzhguesi në mënyrë të përsëritur ka dashur qartazi të influencojë vendimmarrjen.

Kjo sjellje bie ndesh me frymën e deritanishme të bashkëpunimit midis Komisionit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Duam të besojmë se ky është një rast i izoluar dhe në asnjë mënyrë një tendencë për intimidim trupi për shkaqe të panjohura.

Shprehim besimin e plotë se raste të tilla dëmtojnë procesin e rivlerësimit dhe bashkëpunimit me ONM-në, të mos përsëriten më” mbyllet letra. Për cështjen e vettingut të drejtueses së prokurorisë së Tiranës reagoi disa javë më parë edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim./ Abcnews.al