Imazhi që prek amerikanët, qeni i ish Presidentit Bush ruan arkivolin

schedule12:24 - 3 Dhjetor, 2018

schedule 12:24 - 3 Dhjetor, 2018

Një imazh ka prekur qytetarët amerikanë pasi në të shfaqet qeni i Presidentit të ndjerë Xhorxh Herbert Bush, i cili nuk largohet nga arkivoli i tij. Qeni Sully e ndihmoi atë në ditët e fundit të jetës.

Nuk dëshiron të largohet nga padroni i tij, qeni Sully i ish-Presidentit George Herbert Bush, i cili i qëndron besnik edhe pas vdekjes pranë arkivolit të tij të mbuluar me flamurin amerikan. Imazhi është publikuar në rrjete sociale nga zëdhënësi Jim McGrath, është bërë menjëherë virale, duke prekur qytetarë të shumtë amerikanë.

“Mision i përmbushur”është shkrimi sipër fotografisë së labradorit të dashur të ish Presidentit. Bush kishte adoptuar Sully-n qershorin e kaluar pasi e mori atë si dhuratë nga organizata jo fitimprurëse “America VetDogs”.

Presidenti vuante nga një formë e butë e Parkinsonit dhe qeni e ndihmonte duke hapur dyert, duke marrë objekte dhe e ndihmonte në përditshmërinë e tij. Sully do t’i rikthehet organizatës, që ka seli në Nju Jork, ku do të kalojë festat e fundvitit, përpara se të transferohet në programin e stërvitjes së qenëve të Qendrës kombëtare mjekësore ushtarake të Ëater Reed.

Ndërkaq, në të gjithë SHBA-të dita e mërkurë do të jetë ditë zie kombëtare për shkak të ndarjes nga jeta të Presidentit të 41-t të vendit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!