Imazhet satelitore gjatë 24 orëve të fundit kanë treguar disa dislokime të reja të trupave dhe pajisjeve në Rusinë perëndimore, sipas kompanisë amerikane të teknologjisë hapësinore Maxar. Maxar gjithashtu raporton shfaqjen e më shumë se 100 automjeteve në një fushë të vogël ajrore në Bjellorusinë jugore, pranë kufirit verior të Ukrainës.
Ushtria ruse nuk ka komentuar raporton “BBC”. Stërvitjet masive ushtarake bjelloruse-ruse në territorin bjellorus do të përfundonin më 20 shkurt, por dy aleatët vendosën gjatë fundjavës të zgjasin stërvitjet për një kohë të pacaktuar, duke përmendur përshkallëzimin e tensioneve në Ukrainën lindore. / abcnews.al

