Nga Erneta Shevroja
Nga kjo e mërkure, Komisionin qendror te zgjedhjeve nuk do e drejtojë më Klement Zguri. Nga sot e tutje institucioni do të ketë një administarë të re zgjedhore, e kryesuar prej Ilirjan Celibashit, Komisionerit shtetëror të zgjedhjeve.
Dy ditë pas votimit në Parlament, Ilirjan Celibashi këtë të mërkurë iu drejtua institucionit që do e drejtojë për 7 vitet e ardhshme. Ish-kreu Klement Zguri e priti në zyrë, për t’ia dorëzuar zyrtarisht detyrën.
Në detyrën e tij, tha se do të drejtohet nga parimi i paanësisë dhe dhe transaprencës.
“Përgjegjësia si komisioner që duhet të reflektoj është një sfidë e vështirë e imponuar edhe nga koha, por gjej rastin ta theksoj se qoftë veprimtaria ime si Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve por edhe e KQZ do të karakterizohet nga disa parime kryesore si: integriteti, paanësia dhe transparenca”, u shpreh Celibashi.
Proceset zgjedhore në Shqipëri gjithmonë kanë çaluar tek shpejtësia e nxjerrjes së rezultatit.
“Edhe kjo çështje që meriton adresim të shpejtë dhe me shumë kujdes nga ana jonë, sepse përdorimi i teknologjisë së informacionit si risi dhe disa procedura kanë atë impaktin e vetë lidhur me kohën e nxjerrës së rezultatit Do bëjmë të mundur gjithçka që na lejon ligji”, deklaroi ai.
Sfide për KQZ e re do të jetë padyshim impelentimi në kohë të teknologjisë, një detyrë kjo ekskluzive e nurmit 2 të KQZ, nënkomisioneres Lealba Pelinku.
Komisioni Qendror të Zgjedhjeve ka edhe një organet të tjerë, që është Komisioni Rregullator dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, që përbëhen me nga 5 anëtarë që u zgjodhën këtë të hënë në Parlament. /abcnews.al