Ilir Daja kërkon “hakmarrje”, publikohen formacionet e sfidës Ballkani-Astana

schedule17:56 - 26 Tetor, 2023

schedule 17:56 - 26 Tetor, 2023

Në orën 18:45, “dardanët” e Ballkanit do të presin në mitikun e Prishtinës, kazakët e Astana, në përballjen e vlefshme për raundin e 3-të të kompeticionit më të ri për klube në Evropë, Conference League, me teknikun Ilir Daja që do të kërkojë “hakmarrje” ndaj Astana-s, teksa kujtojmë se këta të fundit eleminuan në fazën “play-off” të këtij kompeticioni, ish-skuadrën e teknikut shqiptar, Partizanin.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Ilir Daja i ka rreshtuar të tijët, me formulën e zakonshme, 4-3-3, ku në portë është si zakonisht Kolici. Në krahët e mbrojtjes janë Trashi e Thaqi, me Jashanicën e Dellovën që mbrojnë qendrën. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Zyba, Kuc e Limaj, ndërsa “tridenti’ i sulmit plotësohet nga Kryeziu, Berisha e Gripshi.

Në krahun tjetër, tekniku i Astana i ka rreshtuar lojtarët e tij, me formacionin 3-4-3, ku në portë është Condric e para tij, Beysebekov, Marochkin e Amanovic. Në mesfushë janë Hovahannisyan, Jovancic, Kuat e Domagambetov, ndërsa sulmi plotësohet nga Ourega, Ebong e Darboe. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare: