Për dashnorët e gratis-it

schedule13:19 - 18 Gusht, 2020

schedule 13:19 - 18 Gusht, 2020

Nga Ilir Beqaj

FALAS! GRATIS! Përsëri FALAS!

Sa shumë janë cituar këto fjalë në fundjavën e kaluar. SB, IM, LB, TSH, PV, LR, EP, etj, etj. Të gjithë kanë kërkuar që qeveria shqiptare të marrë përsipër testimin molekular të COVID-19 falas për këdo që don të udhëtojë prej Shqipërie në vende të tjera.

E gjithë kjo nisur nga situata e krijuar fundjavën e kaluar në kufirin shqiptaro – grek. Në tri ditët e “katastrofës humanitare” nga Shqipëqria drej Greqisë kanë udhëtuar (nëpërmjet Kakavies dhe Kapshticës) 18751 vetë.  Shtetas shqiptarë me qëndrim të përhershëm në Greqi, shtetas grekë (me kombësi greke apo shqiptare) dhe një grusht njerëzish me shtetësi të tjera. Përveç 65 të tjerëve, shqiptarët e grekët jetojën e punojnë në Greqi. Janë të punësuar, vetpunësuar apo sipërmarrës në Greqi. Paguajnë taksa në Greqi dhe janë të mbrojtur nga sistemi grek i kujdesit shëndetësor.

Prej datës 6 gusht 2020 autoritetet e vendit ku jetojnë e punojnë shpallën regjimin e udhëtimit drejt Greqisë prej datës 17 gusht 2020 e në vijim. Midis të tjerash u kërkua edhe përgjigja e testimit (negativ) molekular të Covid 19. Ndërkohë që prej datës 23 korrik, Ministria e Shëndetësisë e RSH kishte lejuar testimin për qëllime administrative edhe në laboratorë jopublikë. Pra, që prej datës 7 gusht cilido që ndodhej në Shqipëri dhe do të kthehej në Greqi kishte kohën e nevojshme për t’u përgatitur në përputhje me kërkesat e vendit ku jeton. Kërkesa e testimit molekular në hyrje të Greqisë, mesa duket, është pjesë e strategjisë së qeverisë së greke për të mbajtur nën kontroll përhapjen e epidemisë së Covid 19 (mesa duket nisur nga prirja e ditëve të fundit).

T’i kërkësh qeverisë shqiptare të sigurojë falas tetstimin molekular të personave rezidentë në Greqi do të thotë t’i kërkosh qeverisë shqiptare të shpenzojë para publike (në këto kohë të vështira për financat e vendit, qoftë publike e qoftë familjare) në funksion të mospërhapjes së Covid 19 në vendin fqinjë.

Një testim molekular në sistemin jopublik kushton 90 euro (marrja e tamponit bëhet në laborator dhe jo nga skuadra që ia marrin të shtëpi të dyshuarit si në rastin e testimit nga sistemi publik). Deri më sot në Shqipëri janë bërë në sistemin publik rreth 46,500 testime. Me çmimet e laboratorëve jopublikë janë shpenzuar rreth 4,2 mln euro.

Dashnorët e Gratis-it kërkojnë që të shpenzojmë edhe 1,7 milionë euro të tjera në funksion të strategjisë së qeverisë greke për kontrollin e Covid 19 në vendin e vet.

Sidoqoftë mikrokriza e fundjavës së kaluar nuk kaloi pa kosto. Në radhë të parë për të gjithë ata që pritën në radhë. Më e rënda dhe e dhimbshmja ishte fataliteti i djalit 10 vjeçar nga Lezha. Më tej për sistemin e emergjencave civile, bashkitë Gjirokastër e Dropull, bizneset që u solidarizuan me njerëzit dhe ndihmuan në përballimin e krizës. Pa dallim nga gjuha amtare apo dokumenti i identifikimit i atyre hallexhinjve.

Gjithë sa më sipër nuk kërkon të spostojë vëmendjen nga përgjegjësitë e qeverisë shqiptare në daljen për zot të çdo lloj krize apo mikrokrize sado të përkohshme që mund të krijohet në çdo cep të territorit të RSH-së

Autoritet shtetërore përgjegjëse duhet të përmirësojnë qasjen ndaj emergjencave pas çdo eksperience. Duke nisur nga një sistem “sensorësh” që ndjen vatra potenciale krizash përpara se të plasin botërsisht dhe duke vijuar me një mekanizëm kombëtar përgjogje pathuajse automatike. Krizat nuk i parandalojmë dot, por krizat për nga hallet e andrallat i ngjajnë njëra – tjetrës.

Çdo fillim viti, sistemi ynë i emergjecave civile duhet të lidhë kontrata të tipit “marrveshje kuadër” për :

– Fluturime mjekësore ndërkombëtare
– Fluturime antizjarr
– Ujë të pijshëm
– Shërbim WC mobile
– Racione ushqimore
– Shërbime dezinfektimi
– … etj, etj
me kohë përgjigje jo më shumë se 6 orë.

Edhe diçka në mbyllje për dashnorët e Gratis-it. Një testim molekular në sistemin jopublik kushton 90 euro. Nëse do të ishim në vitin 2013 do të kushtonte 99 euro. Sepse SB, IM, LB, TSH, PV, LR, EP, etj, etj në kohën që kanë qeverisur së bashku (2009 – 2013) kanë nismëtare, mbështetës dhe miratues të vendosjes me ligj që sëmundja në Shqipëri do të taksohet me 10 %. Ne e premtuam në fushatën zgjedhore të 2013 që do e heqim dhe e bëmë realitet në 1 janar 2014./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!