Ilicic në depresion, Papu Gomez: E vuajti shumë, koka shpërthen një moment

schedule12:57 - 27 Tetor, 2020

schedule 12:57 - 27 Tetor, 2020

Josip Ilicic ka kaluar një moment të vështirë, por tani gjendja e tij është më e mirë. Sulmuesi anësor po shkëlqente sezonin e shkuar, por më pas problemet e ndalën dhe u largua drejt Sllovenisë për të qëndruar pranë familjes.

Gjatë kësaj periudhe madje ai ka qenë edhe në depresion, sikurse edhe ka deklaruar Papu Gomes. Fantazisti argjentinas ka dhënë një intervistë për “Tyc Sports”, ku e kanë pyetur edhe për Ilicic, se si e ka përjetuar periudhën e pandemisë.

“E ka vuajtur shumë, madje ra në depresion. Vjen një moment që koka nuk mban më dhe shpërthen. Tani është mirë dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme edhe për ne”, është shprehur Gomez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!