Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka marrë 93,9 për qind të votave dhe ka fituar bindshëm mandatin e pestë në zgjedhjet presidenciale të mbajtura këtë të mërkurë, sipas exit poll.
Sipas exit poll-it në Azerbajxhan, Aliyev mori 93,9 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale, ndërsa kandidati i dytë i pavarur që e pasoi mori 1,8 për qind të votave.
Pjesëmarrja në votime arriti në 76.73 për qind, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Azerbajxhanit.
Sipas legjislacionit të Azerbajxhanit, Presidenti i Republikës zgjidhet për një mandat shtatëvjeçar.
Zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Azerbajxhan u kërkuan nga Aliyev në dhjetor, dhe zgjedhjet e rregullta presidenciale duhej të mbaheshin në tetor 2025.
Zgjedhjet e mëparshme presidenciale u mbajtën në prill 2018./abcnews.al