ILD kërkon shkarkimin e prokurorit të Pogradecit, në “sitë” edhe ajo e Korçës

schedule21:51 - 20 Tetor, 2021

schedule 21:51 - 20 Tetor, 2021

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka propozuar shkarkimin e prokurorit të Pogradecit Shkëlqim Kokona.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar datën 13 dhjetor të këtij viti për zhvillimin e seancës dëgjimore për procedimin ndaj prokurorit Kokona.Hetimin ndaj tij e ka kërkuar Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela në 30 tetor të vitit 2020.

Kjo pasi për Kokonën kishte referuar të dhëna për veprime që përbënin indicie për shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës. Po ashtu në mbledhjen e sotme KLP ka caktuar seancën më 3 nëntor edhe për Prokuroren e Korçës Odeta Todorushi.

Lexo edhe: “Konflikti i interesit”, ILD nis hetim disiplinor për 3 anëtarë të KLP-së pas sinjalit të ONM

Për të ILD ka kërkuar vërejtje publike. Kjo pas rastit 1të 8-vjeçarit të ndjerë Antonio Karafili, i cili u gjet i varur në pyllin e Voskopojës. Familjarët dyshojnë se djali i tyre nuk është vetvarur, po është vrarë. Kjo për shkak se në trupin e të ndjerit kishte shenja dhune. Për më tepër, emisioni Stop publikoi fakte të reja në muajin Tetor, që hidhnin dyshime edhe mbi punën e Prokurorisë së Korçës, që e referoi çështjen si vetëvarje. be.k/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!