Ilaçi natyral që lehtëson kollën dhe dhimbjen e fytit

schedule19:04 - 25 Shkurt, 2022

schedule 19:04 - 25 Shkurt, 2022

Studimet shkencore kanë treguar për vetitë e jashtëzakonshme të mjaltit. Është një “ilaç” natyral që përdoret gjerësisht nga të gjithë. Mjalti është mjaft efektiv ndaj kollës dhe dhimbjes së fytit. Sipas studimeve, efekti i tij pozitiv është veçanërisht i dukshëm në rastin e kollës, si për nga intensiteti ashtu edhe për nga shpeshtësia e saj.

Ka katër arsye për ta përfshirë mjaltin në dietën tuaj

1. Përmban antioksidantë të bollshëm si flavonoidet dhe acidet fenolike – në përqendrime më të larta në varietetet më të errëta të mjaltit.

2. Ai është superior ndaj sheqerit për sa i përket niveleve të sheqerit në gjak pasi nuk shkakton një rritje kaq të mprehtë të glukozës në gjak.

3. Përmirëson shëndetin kardiovaskular falë vetive të rëndësishme që i janë atribuar nga studimet përkatëse, si ulja e presionit të gjakut dhe lipideve të gjakut, normalizimi i rrahjeve të zemrës dhe parandalimi i vdekjes së qelizave të shëndetshme. Në të njëjtën kohë, propolisi i mjaltit është lidhur me uljen e niveleve të kolesterolit dhe triglicerideve.

4. Është një trajtim efektiv për djegiet, një veti e njohur që nga kohërat e lashta në kultura të tilla si egjiptianët, prandaj është përfshirë në bazat e mjekësisë tradicionale të shumë rajoneve dhe popujve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!