Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Iku Tare, kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit

schedule11:53 - 26 Tetor, 2019

schedule 11:53 - 26 Tetor, 2019

Pas largimit të Agron Tares është emëruar kreu i ri i Autoritetit Portual të Durrësit. Drejtori i ri do të jetë Pirro Vëngu, një emër jo i panjohur për shkak të detyrave që ka mbajtur si edhe debateve mbi emrin e tij.

Më parë Vëngu ka qenë kreu i drejtorisë së Anti-korrupsionit në kryeministri, ndërsa më parë ishte shef i kabinetit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Vëngu u emërua në këtë detyrë pas largimit të Agron Tares dy ditë parë, të cilën e njoftoi përmes një statusi në Facebook.

“Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni. Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!”, shkruajti Tare.

Kush është Pirro Vëngu

Drejtori i ri i sapoemeruar, u be lajm ne media, pasi ne kohen qe ishte shefi i kabinetit i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i kishte mbërritur fletëthirrja për të kryer ushtrinë në Greqi, pais rezultonte me paspaporte greke.

Legjislacioni në Athinë parashikon kryerjen e shërbimit ushtarak për 18 muaj dhe prej tij mund të shmangen vetëm ata që kanë probleme shëndetësore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!