Iku një nga legjendat e arbitrimit, presidenti Duka homazh për Shefqet Casllin

schedule11:18 - 13 Korrik, 2021

schedule 11:18 - 13 Korrik, 2021

Shefqet Caslli, ish-arbitri i njohur në futbollin shqiptar, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare ditën e djeshme. Shkak janë bërë problemet shëndetësore që Caslli pati.

Sot në një postim në rrjetet sociale është presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili kujton legjendën e arbitrimit dhe bën homazhe për të.

Postimi i Dukës: “Lajmi i ndarjes nga jeta të ish-arbitrit ndërkombëtar, Shefqet Caslli na ka trishtuar të gjithëve. Caslli ka hyrë në histori si një nga personalitetet më të spikatura në fushat e blerta, duke gjykuar mbi 500 ndeshje zyrtare gjatë karrierës së tij 25-vjeçare në vitet 1960-1985.

Falë performancës së tij të spikatur do të fitonte edhe stemën e FIFA-s, ndërkohë që përveç arbitrimit ai ishte i njohur edhe për pjesëmarrjen në sportin e boksit, peshëngritjes dhe mundjes me klubin sportiv Tirana, duke fituar tituj e vendosur rekorde.

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Caslli dhe të afërmve të tyre për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Do të na mungojë të gjithëve! I paharruar qoftë kujtimi i tij!” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!