Guvernatori i bankës qendrore të Afganistanit nën qeverinë Ghani, Ajmal Ahmady ka treguar arsyet pse iku nga vendi, duke përshkruar javët e tij të fundit para marrjes së kontrollit nga talebanët.
Ai u largua të dielën dhe detajon kaosin dhe konfuzionin në aeroport. Guvernatori thotë se vendimi i tij erdhi pasi monedha ra në një nivel rekord të ulët dhe atij iu tha se nuk do të merrte më dërgesa dollarësh.
Megjithatë, fajin për atë që ndodhi në Afganistan ai thotë se e ka qeveria.
“Nuk duhej të përfundonte në këtë mënyrë. Unë jam i neveritur nga mungesa e ndonjë planifikimi nga udhëheqja afgane,” shkroi ai. /abcnews.al