Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur mirënjohjen për Eliot Engel, i cili u largua pas 32 vitesh nga Kongresi Amerikan. Engel konsiderohet si “miku i shqiptarëve” për kontributin e dhënë nga ai veçanërisht për çështjen e Kosovës.
Për këtë arsye, në një postim në rrjetet sociale, Basha e ka falenderuar Engel për ndihëm ne tij gjatë 3 dekadave, që siç thotë ai solli pavarësinë e Kosovës, tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në NATO.
Lexo edhe: Pas 32 viteve miku i shqiptarëve ikën nga Kongresi i SHBA-së: Kosova, në zemrën time
“Shpreh mirënjohjen time më të thellë për mikun tonë të shtrenjtë dhe avokatit tonë të palëkundur Z. Eliot Engëll. Faleminderit për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në NATO. Do të vazhdojmë më tej së bashku punën e papërfunduar ende.”, shkruan Basha. g.v/abcnews.al