IKSHPK bën thirrje për kujdes ndaj virusit të Nilit Perëndimor

schedule14:25 - 2 Gusht, 2020

schedule 14:25 - 2 Gusht, 2020

Në Kosovë përveç numrit të lartë të të infektuarve me koronavirus, një tjetër virus për të cilën duket se mund të jetë i frikshëm është virusi i Nilit Perëndimor.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes ndaj virusit të Nilit, edhe pse në Kosovë, sipas këtij Instituti, nuk është shfaqur asnjë rast me këtë virus.

Sipas IKSHPK-së, virusi i Nilit Perëndimor që transmetohet kryesisht te njerëzit përmes pickimit të mushkonjave – mund të shkaktojë sëmundje neurologjike te njerëzit.

Sëmundja serioze mund të shfaqet te njerëzit e secilës moshë, mirëpo njerëzit mbi moshën 50 vjeçare dhe personat me imunitet te zbehur (p.sh. pacientët me transplantime) janë në rrezik të madh që të sëmurën rëndë pas infektimit me VNP”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!