IKMT ka vazhduar aksionin për prishjen e objekteve në brezin e rërës në Shëngjin. Fadromat prej tre ditësh ndodhen në bregdet dhe kanë shembur disa ndërtime.
Sot, inspektorët e IKMT janë përballur edhe me tensione pasi disa nga pronarët kanë kundërshtuar prishjen e kioskave apo të bareve që kishin ngritur. Për të mbështetur aksionin ka shkuar dhe policia e rendit dhe ajo bashkiake.
Në këtë zonë bregdetare bëhet fjalë për më shumë se 80 ndërtime të ngritur në brezin e rërës, disa me leje provizore kurse shumë të tjera pa leje.
Sipas zyrtarëve të IKMT aksioni do të vazhdojë deri në heqjen e të gjitha ndërtimeve në brezin e rërës./ABC News Albania 24/7


