Bota u shokua pasditen e 26 janarit të këtij viti, pasi fatkeqësisht atë ditë humbi jetën legjenda e basketbollit, Kobe Bryant së bashku me vajzën e tij, Gianna. Helikopteri me të cilin ato po fluturonin u përplas në tokë dhe shpërtheu për shkak të mjegullës së madhe, duke mos u dhënë asnjë mundësi shpëtimi atyre që ishin në bord.
Mesazhet mbas aksidentit ishin të panumërta, por ajo që bie në sy është popullariteti që kanë fituar emrat e dy viktimave gjatë vitit. Sipas raportimit të “BabyCenter”, emri Kobe është rritur me 175% popullaritet gjatë 2020.
The name Kobe experienced a 175% boost in popularity, while Gianna saw an even bigger jump with a 216% boost, according to the Baby Center. On the flip side, the name Karen saw a 13% decline in popularity https://t.co/BoXdqhz8Iz
— CNN (@CNN) October 25, 2020
Emri i vajzës së legjendës së LA Lakers, Gianna, ka pësuar një rritje akoma më të madhe. Ajo është rritur me 216% popullaritet, duke u renditur madje në vendin e 24-t në 100 emrat më të përdorur për vajzat në këtë vit. /abcnews.al