Ikën nga Shqipëria, familja gjen strehë në Francë

schedule09:48 - 23 Prill, 2019

schedule 09:48 - 23 Prill, 2019

Arjani dhe familja e tij u larguan nga Shqipëria për të jetuar në Francë. Familja shqiptare shkoi në Francë në fillim të Janarit të vitit 2015. Ajo u vendos në Meslay-du-Maine (Mayenne) dhe luftonin çdo ditë për një jetë më të mirë.
Arjan, 30 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Hirushe, 26 vjeç, janë romë shqiptarë. Ata lanë vendin e tyre, bashkë me fëmijën e tyre të parë Xhensila, e cila tani është 6 vjeç. “Të jetosh në Shqipëri kur je rome është shumë e vështirë. Ka shumë racizëm”, janë shprehur çifti i bashkëshortëve. Ata janë bërë prindër të dy fëmijëve të tjerë Hadjar dhe Amélia.  Dy të vegjlit e familjes kanë lindur në Francë. Tani shpresa e vetme për ta është që të integrohen dhe të jetojnë atje. Ata nuk dëshirojnë që të kthehen më në vendin e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!