Në Shqipëri po qëndrojnë aktualisht 351 shtetasit ukrainas. Burime nga ministria e Brendshme për gazetaren Xhensila Kodra bëjnë të ditur se nga këta, 14 prej tyre kanë kërkuar azil në vendin tonë.
Kërkesat e tyre nuk janë trajtuar ende, pasi momentalisht e pezulluam procedurën, për të vijuar me mbrojtjen e përkohshme.
Sakaq, nga 24 shkurti kur nisi lufta deri më sot në Shqipëri kanë hyrë 958 shtetas nga Ukraina dhe kanë dalë 607. /abcnews.al

