Ikën drejtoresha e Zyrës Arsimore në Elbasan, zëvendësohet nga drejtori i gjimnazit

schedule10:42 - 10 Nëntor, 2021

schedule 10:42 - 10 Nëntor, 2021

Drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Publik në Elbasan, Anila Çota është larguar nga detyra.

Çota e ka komunikuar largimin gjatë ditës së sotme dhe në vend të saj është emëruar Ermir Çela. Ky i fundit mbante postin e drejtorit të gjimnazit Kostandin Kristoforidhi.

Largimi i Çotës vjen pak ditë pas shkarkimit nga detyra edhe drejtoreshës së Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi në Tiranë.

Lexo edhe: Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi

Ndërkohë paralajmërohen largime të tjera, në vijim të ndryshimeve që Ministria e Arsimit është duke bërë në nivelet drejtuese lokale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!