Sot është një ditë zie për kryebashkiakun e Lezhës. Pjerin Ndreu ka humbur nënë e tij. Lajmin e ka dhënë vetë kryebashkiaku në një postim në rrjetet sociale.
“Nuk ja dolem nënë! Ike dhe na le! Na thyve zemrat?. Gjithkush e do nënën e tij, dhe ne të deshëm aq shumë, për zemren tënde të madhe që tu sëmur e të mundoi aq shumë. Ik e qetë te babai, përqafoje se të ka marrë malli, thuaji se na le si te deshi zemra! Lamtumire nënë e dashur dhe e shtrejte!
Duke mirekuptuar gjithkënd për situatën, pritja për nënën do bëhet tek Shtepia Funeraleve “Alba2000” pranë Medresesë, nga ora 14 e ditës së sotme deri në orën 11 të ditës së nesërme. Varrimi nesër në orën 12 në Tufinë!”, shkruan Ndreu.
Lexo edhe: Pjerin Ndreu pret natën e ndërrimit të viteve në spital: Minuti i parë pranë teje