Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi i premton besnikëri Interit. 26-vjeçari deklaron publikisht se nuk do të largohet nga “San Siro” në merkaton e verës.
Mauro Icardi i premton besnikëri Interit. Sulmuesi zikaltër ka reaguar pas zërave që e largonin nga skuadra e Interit. Argjentinasi ka vendosur të thyejë heshtjen për të qartësuar tifozët.
Kohët e fundit, organet e shtypit kanë shkruar gjëra kundër mendimit dhe vullnetit tim, dëshrioj që të informojë të gjithë tifozët se i kam përsëritur klubit dëshirën për të qëndruar tek Interi.
“Që sot e tutje nuk dëshiroj keqkuptime. I kuptoj qëllimet e shtypit për të publikuar lajme te tilla. E përsëris, i kam komunikuar Interit se dëshira ime është për të qëndruar sepse Interi është familja ime. Koha do të tregojë se kush e ka thënë të vërtetën, “Forza Inter gjithmonë””, shkruan Mauro Icardi në Instagram.
26-vjeçari flitet se mund të largohet nga Interi pas prishjes së raporteve me trajnerin Spalleti dhe drejtuesit zikaltër. Gjithçka nisi pas heqjes së shiritit të kapitenit që nuk u prit mirë nga Icardi. Zërat flasin për kalimin tek rivalet e përbetuar të Juventusit, ndërkohë që pak ditë më parë, agjentja e lojtarit Uanda Nara tha se Icardi do të përshtatej shumë mirë me Cristiano Ronaldon. /ABC News Albania 24/7